Nën dyshimet se ka marrën ryshfet në kalimin kufitar, u ngrit padi ndaj policit të RMV-së

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një polici në kalimin kufitar në Qafë Thanë nën dyshimet për marrje ryshfeti. Ai do të largohet nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal ndaj D.S., për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “pranim ryshfeti” sipas nenit 357 të Kodit Penal”, raportoi Policia.

Polici me paramendim kishte lejuar që në muajin prill të kalojë kundërligjshëm një person dhe automjet të vjedhur, përkundër se ishte në “stop listë”.