Afër një mijë dënime në ditë vetëm nga “Qyteti i Sigurt” në Maqedoninë e Veriut
Çdo ditë në komunikacionin e Maqedonisë së Veriut regjistrohen 920 dënime në ditë vetëm në sistemin “Qyteti i Sigurt”. Në muajin maj janë regjistruar gjithsej 28 494 dënime, transmeton Portalb.mk.
“Përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”, në muajin maj janë konstatuar 28 494 kundërvajtje në komunikacion, ulje e numrit të kundërvajtjeve për vetura të paregjistruara për 7.9 përqind, krahasuar me prillin”, raportoi Policia.
Më së shumti dënime, pra 96 përqind e dënimeve janë për shkak tejkalimit të shpejtësisë, ndërsa pjesa tjetër për shkak lëvizjes së veturës pa regjistrim dhe kalimi në semaforin e kuq, ashtu që 295 persona i është ndaluar ngasja e veturës.
Ndërkohë, gjatë muajit maj, si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga zyrtarët e policisë nga të gjitha departamentet e punëve të brendshme në rrugët në të gjithë vendin, nga një total prej 16.885 urdhërpagesash të lëshuara, 4.473 shkelje kanë të bëjnë me shoferë që nuk e kanë respektuar shpejtësinë e përcaktuar, 3851 për parkim të paligjshëm, 920 për përdorim të telefonit celular.