Në vebinarin për “pastrimin kibernetik” do të mësoni se si ta pastroni “pluhurin digjital”

Jetojmë në një kohë kur mirëmbajtja e higjienës kibernetike është njësoj si mirëmbajtja e higjienës personale. Ajo duhet të mirëmbahet, ndërsa kur të filloni ta praktikoni rregullisht, ajo do të bëhet një rutinë e thjeshtë e përditshme, transmeton Portalb.mk.

Në vebinarin “Pastrimi kibernetik: Fshirja e pluhurit digjital”, i cili do të zhvillohet sot, 16 prill me fillim nga ora 11:00, do të jepen përgjigje për atë se si ta mirëmbani higjienën kibernetike, si t’i mbroni dhe ruani fjalëkalimet tuaja, si të mbroheni nga mesazhet phishing, si të bëni kopje rezervë të të dhënave, si të instaloni programe antivirus, si ta ruani privatësinë tuaj në internet.

Në këtë ngjarje përgjigje në këto pyetje do të japin Aleksandra Mileva nga Fakulteti i Informatikës nga Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip, Ivan Çorbev, profesor në FSHIIK nga Universiteti “Sh. Kirili dhe Metodi” dhe Aleksandar Ristovski nga Parlamenti Studentor në FSHIIK.

Ky vebinar ka për qëllim të ofrojë njohuri shtesë mbi higjienën kibernetike, në mënyrë që të mbahen të sigurta të dhënat e ndjeshme dhe të përforcohet aftësia e organizatave për t’u rikuperuar në rast të një sulmi ose fshirjeje aksidentale ose dëmtimit të të dhënave.

Vebinari është i hapur për të gjithë gazetarët, qytetarët e interesuar, shoqatat e gazetarëve, organizatat joqeveritare dhe subjekte të tjera.

Pjesëmarrësit e interesuar mund të inkuadrohen në platformën Zoom duke përdorur këto të dhëna:

Për nevojat e projektit, ngjarja në platformën ZOOM do të regjistrohet.

Ky event organizohet nga Shoqata për Avancimin e Praktikave Mediatike “Media Inovative”, me mbështetjen e projektit rajonal SMART BALKAN – Shoqëria Civile për një Ballkan Perëndimor të Lidhur, ndërsa zbatohet nga Qendra për Promovimin e Shoqërisë Civile, Qendra për Hulumtim dhe Krijim të Politikave dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, ndërsa me mbështetje financiare nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Norvegjisë.