Në Varna ndeshje futbolli midis Maqedonisë dhe Bullgarisë për Koçanin
Reprezentacionet e futbollit të Maqedonisë dhe Bullgarisë sot në Varna do të luajnë ndeshje humanitare, ndërsa të gjithë të ardhurat nga ndeshja do t’u donohen të prekurve në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, njofton Portalb.mk.
Por, këtë meç revial nuk do ta luajnë reprezentacionet aktuale, por legjendat e futbollit nga të dy shtetet. Kështu, forcat do t’i masin legjendat e Maqedonisë Ilija Najdoski, Dragan Kanatllarovski, Toni Micevski, Lupço Markovski, Nexhmedin Memedi, Zoran Boshkovski, Goran Pandev, Agim Ibraimi, Gjorgi Hristov dhe Artim Shaqiri kundër legjendave të reprezentacionit të Bullgarisë – Hristo Stoiçkov, Borisllav Mihajllov, Emill Kostadinov, Jordan Leçkov, Krasimir Ballakov, Valeri Bozhinov dhe të tjerë.
Ndeshja humanitare është në organizim të Fondacionit bullgar “Nacionali 94”, pas të cilit qëndron brezi i famshëm i Bullgarisë nga Kupa e Botës 1994.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Spartak” në Varna, me fillim në ora 17 sipas kohës së Maqedonisë.
Seleksionues i reprezentacionit të Maqedonisë do të jetë Gjoko Haxhievski, ndërsa Dimitar Penev do ta kryesojë Bullgarinë.
Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, po atë ditë, jetën e humbën 59 persona, ndërsa më 4 prill, më 7 prill dhe 17 prill, ndërruan jetë edhe tre persona të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave në 62. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.
View this post on Instagram