Në Tiranë opozita sërish në protestë
Në kryeqytetin shqiptar edhe sot ka vijuar protesta për korrupsionin në Bashkinë e Tiranës, raporton Portalb.mk.
Protestuesit përpara objektit të Bashkisë së Tiranës kërkuan dorëheqjen e të parit të Tiranës, Erion Veliajt,
Protesta u organizua nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë di dhe përfaqësues nga sektori civil.
Në Shqipëri periudhën e fundit ka pasur disa protesta për korrupsionin në Bashkinë e Tiranës, ndërsa në protesta ka pasur edhe tensione dhe përplasje me policinë.
Protestat vijnë pas arrestimit në mars 2024 të disa ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës të cilët akuzohen për korrupsion.