Në Tetovë u hap ekspozita e fotografit Vullnet Muharemi, artisti prezantoi 31 fotografi të kapura në çastin e tyre më të fuqishëm

Në hapësirat e I.N. Galerinë e Arteve Tetovë, u hap ekspozita me fotografi “Traces”, e fotografit tetovar Vullnet Muharemi, transmeton Portalb.mk.

Nga faqja zyrtare e Galerisë bëjnë të ditur se në ekspozitë u prezantuan 31 fotografi të mbushura me emocione dhe ngjarje të ndryshme, të cilat rrëfenin momente të jetës, të kapura në çastin e tyre më të fuqishëm.

“Përmes syrit të fotografit, zbulojmë histori të pathëna, fragmente të realitetit dhe reflektime që na bëjnë të ndalemi dhe të mendojmë”, thonë nga Galeria e Arteve.

Pamje nga ekspozita “Traces”. Foto: Galeria e Arteve Tetovë (Facebook)
Pamje nga ekspozita “Traces”. Foto: Galeria e Arteve Tetovë (Facebook)

Çdo imazh rrëfen një histori unike, të mbushur me emocione, kujtime dhe ndjesi të thella. Fotografia shfaqet si një gjuhë universale që e sjell artin më pranë publikut.

Kjo ekspozitë synon të sjellë përpara syve tanë fragmente të realitetit dhe rrëfime që flasin pa fjalë. Galeria jonë e vlerëson artin e fotografisë si një gjuhë të fuqishme dhe universale, që komunikon drejtpërdrejt me shpirtin.

Ekspozita do të jetë e hapur deri me 14 Shkurt 2025.

Pamje nga ekspozita “Traces”. Foto: Galeria e Arteve Tetovë (Facebook)
Pamje nga ekspozita “Traces”. Foto: Galeria e Arteve Tetovë (Facebook)