Në Teatrin Shqiptar të Shkupit vjen repriza e parë e shfaqjes “Daja Vanja”

Të mërkurën më datë 13 mars, në orën 20:00 jepet repriza e parë e shfaqjes ” Daja Vanja” me tekstin e Çehovit dhe me interpretimin regjisorial të Vlladimir Millçinit, njofton Portalb.mk

Të mërkurën vjen repriza e pare e shfaqjes ‘’ Daja vanja’’ që kishte premierën më datë 3 mars.

Trupa që luajnë kryesisht janë nga ansambli i teatrit, ndërsa në rolin e Vanjës vjen aktori Refet Abazi dhe Bujar Ahmeti nga Kosova në rolin e Astrovit. Pas sa kohë është rikthyer në teatër aktorja Ajete Rexhepoviç dhe është hera e parë që luan në një shfaqje bashkë me të bijën Amernis Nokshiqin. Çehovi erdhi nën zbërthimin e regjisorit Vlladimir Millçin.

Xhaxha Vanja, Xha Vanja apo Daja Vanja siç e njohim në përkthime të ndryshme përbëhet nga katër akte, është botuar në 1897 dhe është vënën në skenë për herë të parë më 1899 në Moskë. E konsideruar si një nga kryeveprat teatrale të Çehovit që si gjithnjë na jep tablonë e jetës me gjithë njerëzit brenda saj, që shpresojnë dhe zhgënjehen.

Skenograf: Bedi Ibrahimi. Kostumografe: Marija Pupuçevska. Njëherit, ishte dhe angazhimi i parë i Arta Abazit si kompozitore në një shfaqje.

Në role: Muzbajdin Qamilo, Amernis Nokshiqi, Sabina Memishi Asllanaj,Teuta Ajdini Jegeni, Refet Abazi, Bujar Ahmeti, Mentor Kurti, Ajeta Rexhepovic, Abedin Alimi.

Afishen e shfaqjes e ka bërë Egrra.

Bileta: 300 denarë

Për nxënës dhe studentë: 200 denarë