Në skenën e Operas dhe Baletit Nacional do të luhet ‘Sheherezada’ nga Nikolai Rimski Korsakov
Të premten, më 5 dhjetor 2025, duke filluar nga ora 20:00, në skenën e Operas dhe Baletit Nacional në Shkup do të interpretohet ‘Sheherezada’ nga Nikolai Rimski Korsakov, një kryevepër që bashkon magjinë e përrallave orientale me artin madhështor të baletit,shkruan Portalb.mk.
Bazuar në motivet nga “Një mijë e një netë”, ky klasik baleti do të interpretohet nën dirigjimin e Bisera Çadlovska, koreografia është nga mjeshtri i baletit i famshëm nga Moska, Mihail Krapivin, me një inskenim origjinal nga Mihail Fokin. Skenografia është nga Marija Veteroska, dhe kostumet janë nga Maja Bursaq nga Serbia, mjeshtër i koncertit është Veriça Lambevska.
Historia e baletit do të tregohet nga: Natasha Trendafilova Giçev, Balazhj Loçei (Hungari) së bashku me interpretuesit e parë, solistët e shquar, ansamblin e baletit dhe orkestrën e Operas dhe Baletit Nacional.

Baleti “Sheherezada”, i frymëzuar nga përrallat legjendare nga përmbledhja “Një Mijë e Një Netë”, është një kryevepër në letërsinë e baletit që kombinon magjinë e përrallave orientale, muzikën dramatike dhe shprehjen e shkëlqyer skenike. Me koreografi të pasur, lëvizje ekspresive dhe detaje skenike të zgjedhura me kujdes, vepra eksploron fuqinë e rrëfimit, pasionit, xhelozisë dhe intrigës, dhe personazhi i Sheherazadës sjell mister dhe aftësi që magjepsin audiencën me çdo skenë.
