Ish-kryetari i komunës së Sopishtes, Stevçe Trpkovski, drejtori i ri i “Drisllës”, Vladimir Kronevski i “Parkingut të Qytetit” në Shkup

Ish-kryetari i Komunës së Sopishtes, Stevce Trpkovski, është drejtori i ri i NP “Drislla”, njoftoi Qyteti i Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Përveç deponisë “Drislla”, kryetari i Qytetit Orce Gjorgjievski ka emëruar edhe një drejtor të ri të NP “Parkingu i Qytetit”. Në këtë pozicion është emëruar Vlladimir Kronevski nga partia Lidhja Demokratike, i cili paraprakisht ishte drejtor i Gazetës Zyrtare.

Kronevski ishte pjesë e kësaj kompanie gjatë mandatit të kryetarëve Koce Trajanovski dhe Petre Shilegov, fillimisht si drejtues i sektorit të parkimit, dhe më pas si ndihmësdrejtor.