Në Shkup janë sanksionuar 190 shoferë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit, ku në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 190 masa, njofton Portalb.mk.

Siç informon nga Ministria e Punëve të Brendshme, 45 sanksione janë shqiptuar për ngasje me shpejtësi të kufizuar, 12 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 8 sanksione për kalim në semafor të kuq, 19 masa për shkeljet që u kushtojnë shoferëve të motoçikletave…

Nga MPB-ja paralajmërojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.