Në Shkup janë shqiptuar dënime për 119 shoferë

Në territorin e Qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 119 masa, nga të cilat 16 sanksione për drejtim të automjetit me shpejtësi të palejuar, 14 sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, tetë masa për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, gjashtë sanksione për përdorimin e celularit gjatë vozitjes, katër masa për kalimin e sinjalit të mbyllur të semaforit– dritë e kuqe, njofton Portalb.mk.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Nga Policia apelojnë që qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat në komunikacion në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.