Në Shkup do të mbahet panel për Ballkanin Perëndimor, pjesëmarrës: Kovaçevski, Shekerinska, Klingbeil dhe Kurti

Paneli me temë “Politikat progresive – përgjigje ndaj sfidave të vendeve të Ballkanit Perëndimor” do të mbahet sot, në ora 18:30, në Hamam Daut Pasha, organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert – zyra në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Ngjarja do të fillojë me fjalimet hyrëse nga nënkryetarja e Partisë Socialiste Evropiane (PSE) Radmila Shekerinska dhe përfaqësuesja e Fondacionit Friedrich Ebert Helen Kortlaender.

Në panel do të flaasin kryetari i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë Lars Klingbeil, kreu i LSDM-së Dimitar Kovaçevski, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Serbisë Dragana Rakiq, lideri i Partisë për liri dhe drejtësi Dragan Gjilas, pastaj i pari i Partisë Socialdemokrate të Malit të Zi Ivan Vujoviq, nënkryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi Ivan Vukoviq.

Prezantimin e tyre në panel do ta kenë edhe nënkryetarja e Partisë Socialdemokrate të Bosnjë-Hercegovinës, Lana Prliq, si dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Blendi Klosi.