Në Shkup do të mbahet konferenca “Paratë, Mediat dhe Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut” e organizuar nga Fondacioni Metamorfozis

Fondacioni Metamorfoza më 28 dhe 29 tetor në Shkup do të organizojë konferencën “Paratë, Mediat dhe Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut”, në kuadër të projektit të financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Kjo ngjarje dy-ditore do të mbledhë ekspertë, vendimmarrës dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar ndërveprimin midis parave, mediave dhe politikës në qeshjet zgjedhore të Maqedonisë së Veriut. Temat kryesore do të përfshijnë sfidat e reklamave të paguara politike, monitorimin e portaleve të internetit gjatë fushatave zgjedhore dhe krahasimin e praktikave të financimit politik me standardet evropiane”, sqaroi Fondacioni Metamorfoza.

Pjesëmarrësit duhet të regjistrohen përmes adresës [email protected] që të marrin agjendën. Konferenca do të mbahet në Hotel Holiday Inn në Shkup.

“Pjesëmarrësit do të marrin gjithashtu njohuri të vlefshme mbi paraqitjen e grave dhe barazinë gjinore në media, si dhe rolin e përfshirjes sociale në reklamat zgjedhore”, sqaroi Fondacioni.

Konferenca organizohet në kuadër të projektit “Paratë, mediat dhe zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut”, mbështetur nga Zyra për punë të jashtme, Komonuelth dhe zhvillim (FCDO) e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.