Në ndeshjen ndërmjet Shkëndijës dhe Strugës u shënuan dy gola, ndërsa në ndeshjen e Shkupit gjashtë gola
Sot filloi pjesa e dytë e sezonit 2025/2026 në futbollin e Maqedonisë së Veriut, ku në derbin shqiptar fitoi ekipi nga Tetova, KF Shkëndija, transmeton Portalb.mk.
Në Tetovë u luajt ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Strugës, ku ekipi vendas arriti të fitojë me rezultat 2-0. Me këtë rezultat, Shkëndija në pozitën e tretë i afrohet dy pikë më afër Strugës e cila gjendet në pozitën e dytë me 41 pikë. Në pozitën e parë gjendet vardari me 42 pikë dhe një ndeshje më pak.
Sot ndeshje zhvilloi edhe KF Shkupi. Kjo e fundit humbi me rezultat 0-6 nga ekipi i Tikveshit. Shkupi vazhdon të ngel në vendin e fundit të tabelës vetëm me një pik nga 17 ndeshje.
Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës. Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Dytë për herë të parë.
Në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut janë kualifikuar këto ekipe: Shkëndija e Haraçinës, Struga Trim&Lum, Shkëndija e Tetovës, Sileksi, Rabotniçki, Detoniti, Ohri Liknidos dhe Vardari. Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 25 shkurt.