Në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e disa prej derivateve të naftës në RMV
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka miratuar vendim me të cilin rriten çmimet me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 0.49% krahasuar me vendimin e datës 22.09.2025. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen paraprake, kanë rënë mesatarisht: për benzinën me 0.678% dhe për dizelin me 0.070%, ndërsa për vajin ekstra të lehtë ka një rritje prej 0.278% dhe mazutin rritja është 1.867%, transmeton Portalb.mk.
Nga data 30.9.2025, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motorike EUROSUPER BS – 95 – 75.50 (denarë/litër)
- Benzinë motorike EUROSUPER BS – 98- 77.50 (denarë/litër)
- Dizeli EURODISEL BS (D-E V) – 69.50 (denarë/litër)
- Vaj ekstra i lehtë (EL-1) – 69.50 (denarë/litër)
- Mazut M-1 NS – 37.591 (denarë/kilogram)
Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe EURODISEL (D-E V) nuk do të ndryshojnë.
Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rritet me 0.50 den/litër.
Çmimi me pakicë mazutit M-1 NS rritet me 0.644 den/kg dhe tani do të arrijë në 37.591 den/kg.
.