Në Maqedoninë e Veriut u përgjysmua numri i udhëtarëve me autobus në transportin ndërkombëtar
Numri i udhëtarëve që e shfrytëzojnë transportin ndërkombëtar ka shënuar ulje në Maqedoninë e Veriut. Ulja arriti në 53.3 %, transmeton Portalb.mk.
“Në tremujorin e katërt të vitit 2025, numri i përgjithshëm i udhëtarëve të transportuar në transportin rrugor është 10 055 000 dhe është zvogëluar për 8.5 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në këtë periudhë, rënie më e madhe u regjistrua në transportin ndërkombëtar (53. 3 %) dhe atë urban (10.4 %). Në transportin periferik kemi ulje për 3.6 %, ndërsa në atë mes qyteteve ulje për 6.7 %.
Në këtë periudhë, rritje e jashtëzakonshme është regjistruar te ekskursionet-udhëtimet tregtare ndërmjet qyteteve. Në tremujorin e katër u regjistruar rritje për 508 % në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.