Në Maqedoninë e Veriut ka më shumë vdekje sesa lindje, por në disa komuna është e kundërta
Për tre muajt e fundit të vitit 2023 në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 4 185 lindje dhe 5 028 vdekje, duke regjistruar 843 vdekje më shumë sesa lindje, transmeton Portalb.mk.
“Shtimi natyrorë është negativ – 843 që do të thotë, se numri i lindjeve të gjalla është më i ulët se numri i vdekjeve”, sqaroi Enti Shtetëror i Statistikave.
Krahasuar me tremujorin e tretë, u regjistrua ulje e lindjeve për 1.5 përqind, ndërsa numri i lindjeve është zvogëluar për 4.5 %.
Në këtë tremujor, më shumë lindje sesa vdekje ka pasur në Çair (69), Saraj (63), Tetovë (54), ndërkohë e kundërta ka ndodhur në Manastir (-126), Kisella Voda (-77), Prilep (-74), Shtip (-56), Koçani (-55), etj.