Në Maqedoninë e Veriut çmimet e produkteve me pakicë shënuan rritje për 3.4 përqind

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve me pakicë në nëntor të këtij viti, krahasuar me nëntorin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i kostos së jetesës në nëntor 2023, krahasuar me nëntor 2022, shënoi rritje prej 3.1 %, dhe indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 3.4 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Rritj e vogël e çmimeve dhe kostos së jetesës është shënuar edhe në krahasim me muajin paraprak.

Rritje në indekset e kostos së jetesës në nëntor 2023, krahasuar me një muaj më parë, është vërejtur te vera dhe cigaret me 5.1 %, birrë me 2.4 %, perime të freskëta dhe të ftohta, përveç patateve dhe perimeve të tjera me rrënjë me 2.3 %, pije alkoolike me 1.1 %, ujë mineral, pije të gazuara, lëngje frutash dhe perimesh me 0.4 %, vaj dhe yndyra me 0.2 %”, raportoi Enti

Rritje është regjistruar edhe te mobiliet dhe pajisjet shtëpiak për 3.8 %, materialet për printim, mirëmbajtje të shtëpisë, materialet e zyrave, etj.

“Rënie të indekseve të kostos së jetesës në nëntor 2023, krahasuar me muajin e kaluar, është vërejtur te frutat e freskëta dhe të ngrira me 6.9 %, qumështi me 0.9 %, kafeja, çaji, kakaoja me 0.7 %, vezët, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat me 0.6 %, produktet ushqimore të pa përmendura diku tjetër me 0.3 %, peshku dhe prodhimet e detit me 0.2 %”, raportoi Enti.