Në Maqedoninë e Veriut brenda një viti realizohen gjithsej 594 ekspozita artistike
Për një vit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 594 ekspozita të organizuara artistike, duke regjistruar rritje në krahasim me vitin paraprak, ndërkohë numri i vizitorëve shënoi ulje, transmeton Portalb.mk.
“numri i ekspozitave të organizuara artistike është 594 dhe në krahasim me vitin 2024 është rritur për 6%. Në periudhën e njëjtë periudhë, numri i vizitorëve të ekspozitave artistike është zvogëluar për 37.6%”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.
Numri i vizitorëve në ekspozitat e artistëve vendor është 108 611, te ato me artistë të huaj 8 570, kurse te ekspozitat e përbashkëta 20 296.
Në këtë periudhë u regjistrua ulje e numrit të artistëve pjesëmarrës për 28.6%.