Në komunën e Karposhit do të fillojë parkimi zonal, një orë 25 denarë

Këtë muaj do të fillojë pagesa për parkim zonal në Komunën e Karposhit. Fillimisht parkimi zonal do të futet në rrugën Orce Nikollov dhe rrugët anësore në lagjen Karposh 1, të cilat janë në kufi me komunën Qendër, transmeton Portalb.mk.

NP “Parkingu i Qytetit” ka shënjuar parkingjet dhe janë vendosur tabelat e pagesave. Parkimi do të kushtojë 25 denarë në orë. Parkimi për qytetarët që jetojnë në Orce Nikolov dhe rrugët përreth do të jetë falas për dy vetura.

Nga Komuna e Karposhit thonë se me vendosjen e parkimit zonal do të vihet rregull në kaosin e parkimeve.