Gjykata e Lartë i shfuqizoi aktgjykimet për Stevço Jakimovskin, lënda u kthye për rigjykim
Gjykata e Lartë i ka shfuqizuar aktgjykimet e plotfuqishme kundër ish kryetarit të Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, për të cilat i ishte shqiptuar dënim me burg, dhe lëndën e ka kthyer për rigjykim në Gjykatën Themelore Penale Shkup, raporton MIA.
Siç njoftoi Gjykata e Lartë, në seancën e mbajtur më 9 shtator të këtij viti, Këshilli për çështje penale dha një aktgjykim me të cilin u pranua kërkesa për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të plotfuqishëm, e paraqitur nga Jakimovski përmes mbrojtësit të tij, Viktor Cvetkovski, avokat nga Kumanova.
Me këtë vendim shfuqizohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore Penale Shkup i datës 23 prill të vitit 2025, si dhe aktgjykimi i Gjykatës së Apelit Shkup i datës 15 maj të vitit 2026 dhe lënda i kthehet gjykatës së shkallës së parë për procedurë dhe vendimmarrje të përsëritur.
Ish kryetari i Komunës së Karposhit, Jakimovski, ishte dënuar me një vit burg për ndërtim pa leje në rastin që lidhet me ndërtimin e objektit të komunës në Karposh, pasi Gjykata e Apelit e konfirmoi aktgjykimin në këtë pjesë, ndërsa akuzën për keqpërdorim të pozitës zyrtare e ktheu për rigjykim.