Në Gjykatën e Shkupit janë shtyrë lëndët gjyqësore që udhëhiqen nga tre gjyqtarët

Në Gjykatën Themelore Civile në Shkup janë publikuar disa njoftime për seanca të ricaktuara dhe të shtyra, për të cilat palët do të marrin më vonë data të reja. Nga Gjykata për MIA-në bëjnë të ditur se bëhet fjalë për shtyrje të lëndëve të tre gjyqtarëve, të cilët me vendim të Këshilli Gjyqësor të Maqedonisë së Veriut janë deleguar përkohësisht në gjykata të tjera.

“Lëndët e gjyqtarëve të deleguar, sipas sistemit operativ AKMIS, përmes shpërndarjes automatike janë ndarë menjëherë te gjyqtarët në departamentet përkatëse ku kanë punuar gjyqtarët e deleguar”, informojnë nga Gjykata Civile e Shkupit.

Sepse, gjyqtarët që i kanë marrë lëndët nga gjyqtarët tashmë të deleguar kanë pasur seanca të caktuara dhe lëndë të planifikuara për të cilat po veprojnë, lëndët e reja të rishpërndara i kanë ricaktuar menjëherë me shkrim, për çka ka edhe njoftime përkatëse në ambientet e gjykatës.

Njëkohësisht, Gjykata njofton se në disa lëndë ku ka pasur mundësi të mbahen seancat e caktuara nga gjyqtarët e deleguar, ato janë mbajtur.

Në tabelat e njoftimeve dhe në dyert e sallave të gjykimit në Gjykatën Themelore Civile të Shkupit janë vendosur disa njoftime për lëndë të shpërndara nga gjyqtarja Maja Grozdanoska, si dhe se seancat e caktuara në maj dhe qershor te gjyqtarja Sofçe Kitanova Prodanov nuk do të mbahen, ndërsa për terminet e reja palët do të njoftohen më vonë.