Besa Arifi në TROÇ: Çka (nuk) shkon me ndryshimet në Kodin Penal?

Ndryshimet në Kodin Penal, kryesisht ata që prekin dhunën në fammilje dhe ndaj grave, por edhe ata që prekin korrupsionin, ishin tema e kësaj jave në TROÇ ku biseduam me profesoreshën Besa Arifi, njëherit edhe kolumniste e rregullt në Portalb tani e disa vite.

Ajo thotë se disa ndryshime në Kodin Penal janë pozitive por do ta shohim sa do të zbatohen. Arifi thekson se statistikat e denoncimeve për dhunën në familje kanë shënuar rritje. Ajo nuk mendon që janë shtuar rastet por që tanimë vetëdija është ngritur dhe rastet po evidentohen.

Ndryshimet e këtij viti në Kodin Penal, thotë profesoresha, janë të mira në pjesën e mrojtjes së viktimës në rastet e dhunës familjare ku të njëjtat tanimë do të ndiqen ex officio.

Por Arifi e kritikon boshllëkun i cili është thelluar edhe më shumë me ndryshimet e fundit e që kanë të bëjnë me Nenin 353 për abuzimin me detyrën zyrtare dhe kompetencat si dhe tenderimet. Me profesoreshën Besa Arifi biseduam edhe për Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe protestat e studentëve.

Për më shumë ndiqeni episodin e plotë.