Në Gjermani dhe Holadë u mbajtën tubime në mbështetje të Palestinës

Në qytetin Këln të Gjermanisë dhe në Amsterdam të Holandës, u mbajtën tubime me qëllim solidaritetin me popullin e Palestinës, raporton Anadolu.

Në tubimin e zhvilluar me temën “Liri për Palestinën” para katedrales historike të Këlnit, demonstruesit protestuan kundër sulmeve të Izraelit ndaj Gazës dhe mbajtën pankarta dhe flamuj palestinezë.

Në fjalimet e mbajtura dhe sloganet që u brohoritën këtu, u përshkrua persekutimi i zbatuar nga qeveria izraelite ndaj popullit të Palestinës dhe u kritikuan vendet perëndimore që mbështesin Izraelin dhe qëndrojnë të heshtur ndaj këtij persekutimi.

Ersin Sedefoğlu, pjesëmarrës në tubim shprehu kritika kundër qeverisë izraelite. Duke thënë se populli i Palestinës po zhvillon luftë të drejtë dhe legjitime, Sedefoğlu tha: “Territoret e tyre janë të pushtuara prej vitesh. Ne jemi në anën e popullit palestinez të shtypur”.

Tubim në mbështetje të Palestinës në Koln të Gjermanisë. Foto: Kadir İlboğa / AA
Tubim në mbështetje të Palestinës në Koln të Gjermanisë. Foto: Kadir İlboğa / AA

Ndërsa protestuesi i ardhur nga Boni për të marrë pjesë në tubim dhe që tha se emri i tij është Sirus u shpreh: “Duam të ngremë zërin për njerëzit që përballen me pushtimin e Izraelit në Bregun Perëndimor dhe kjo për mua është e rëndësishme në aspektin human. Aty po kryhet krim dhe njerëzit atje janë të shtypur dhe jetojnë çdo ditë nën pushtim”.

Në protestën ku policia mori masa të gjera sigurie, krahas palestinezëve morën pjesën edhe turq, gjermanë dhe qytetarë të vendeve të tjera.

Nga ana tjetër dqindra qytetarë u mblodhën në sheshin qendror “Dam” të Amsterdamitpër t’i dërguar mbështetje Palestinës dhe njerëzve në Rripin e Gazës.

Të tubuarit bërtisnin parulla kundër sulmeve izraelite në Gaza, mbanin pankarta dhe flamuj palestinezë. Ata thanë se sulmet izraelite ndaj Gazës duhet të ndalen urgjentisht.

Izraeli nisi ofensivë vdekjeprurëse në Gaza pas një sulmi të Hamasit më 7 tetor, duke vrarë të paktën 27.365 palestinezë dhe duke plagosur 66.630.

Sipas të dhënave të OKB-së, për shkak të ofensivës izraelite, 85 për qind e popullsisë së Rripit të Gazës është zhvendosur brenda vendit dhe përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.