Prej nesër do të hapet mundësia për të aplikuar të Çmimin Shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”
Ministria për Kulturë dhe Turizëm prej nesër e deri më 15 tetor do të pranojë aplikime në Konkursin për ndarjen e Çmimit Shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2026-të, transmeton Portalb.mk.
“Çmimi Shtetëror u ndahet individëve, grupeve të krijuesve, ekipeve, institucioneve, shoqërive tregtare dhe shoqatave të qytetarëve. Çmimi Shtetëror mund t’u ndahet edhe shtetasve të huaj, grupeve të krijuesve, ekipeve dhe institucioneve nga jashtë vendit për arritje shumëvjeçare që janë me interes publik për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, raportoi Ministria.
Ky Çmim jepet për arritjet në edukim, arsim, kulturë, art, shëndetësi, mbrojtje, mjedis jetësor dhe veprimtaritë sociale. Çmimi Shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” jepet më 8 dhjetor, ndërsa për herë të parë është ndarë në vitin 1969.