Në fshatin Gradeshnicë të Manastirit janë gjetur granata nga Lufta e Parë Botërore

Një banor i fshatit Gradeshnicë të komunës së Mogillës ka gjetur tri granata të vjetra të Luftës së Parë Botërore. Siç ka njoftuar MPB-ja, pardje në SPB Manastir, L.Gj. ka raportuar se ka gjetur tre granata të vjetra në fshat, transmeton Portalb.mk.

“Të nesërmen, një piroteknik nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim Manastir, ka hequr mjetet shpërthyese dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për një predhë artilerie të kalibrit 155 mm, një bombë avioni 10 (4,5 kg) dhe një predhë artilerie të kalibrit 75 mm, të gjitha sipas nga Lufta e Parë Botërore”, bën të ditur MPB.

Për rastin ka informuar edhe QMK Rajonale e Manastirit.

“Një rrezik i madh potencial për njerëzit dhe mjedisin është hequr. Mjetet e pashpërthyera janë asgjësuar në mënyrë të sigurt. Me granatat do të veprohet sipas procedurave, gjegjësisht do të asgjësohen në mënyrë të sigurtë”, njoftoi QMK.