RMV, në mesnatë do të ketë çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Çmimi i benzinave do të rritet për 0,5, përkatësisht për 1 denar, ndërsa i dizelit do të ulet për 0,5 denarë. Ky është vendimi i Komisionit Rregullator për Energjetikë, transmeton Portalb.mk.

Çmimi i EUROSUPER 95 rritet për 0,5 denarë dhe nga ora 00:01 do të shitet me çmim prej 83 denarë. Çmimi i EUROSUPER 98 do të rritet për 1 denar dhe do të shitet me çmim prej 85,5 denarë për litër.

Çmimi i EURODIZEL-it nga nesër do të jetë 76 denarë për litër.

I pandryshuar mbetet çmimi i vajit ekstra i lehtë, 75 denarë. Çmimi i mazutit nga nesër do të jetë 43,8 denarë.