Në Bruksel filloi skriningu i RMV-së për Kapitujt 15 dhe 21

Sot në Bruksel filloi skriningu bilateral për Kapitullin 15 – Energjetika dhe Kapitulli 21 Rrjetet transevropiane, si pjesë e Agjendës së gjelbër i Klasterit 4 ndërlidhja e qëndrueshme. Takimin e hapi Sekretarja Shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Zëvendëse e kryenegociatorit me BE-në, Drita Abdiu-Halili, e cila në fjalën e saj hyrëse tha se zhvillimi i sektorit energjetik qëndron lartë në agjendën e Qeverisë, duke theksuar se në vitet e fundit janë miratuar më shumë ligje, duke përfshirë edhe Strategjinë për zhvillim të energjetikës deri në vitin 2040 në përputhje me klimën politike dhe energjetike të BE-së, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria është e përkushtuar në reformat energjetike, jo vetëm se ato janë kusht kyç për aderimin e vendit në BE, por edhe për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për shfrytëzuesit e energjetikës”, shtoi Abdiu-Halili.

Ajo përmendi se Maqedonia e Veriut, njësoj si edhe pjesa tjetër e Evropës, përjetoi vështirësi lidhur me COVID-19, por edhe rritja e shpejtë е çmimeve të gazit natyror dhe energjisë elektrike për arsye të agresionit rus në Ukrainë, gjë që nuk ndikoi që Qeveria të tërhiqet nga investimet në agjendën e gjelbër dhe mjedisit të shëndetshëm.

“Edhe pse kjo vështirësi detyroi shumë vende ti koncentrojnë përpjekjet e tyre në menaxhimin me krizat në vend të reformave sistematike, vendi ynë mbetet lartë e fokusuar në zhvillimin e energjisë së pastër dhe diversifikimin e resurseve energjetike”, theksoi Zëvendësja e kryenegociatorit, Abdiu-Halili në fjalën e saj hyrëse.

Abdiu-Halili iu falënderua përfaqësuesve të Komisionit Evropian për bashkëpunimin e deritanishëm, duke e theksuar se vlerësojmë dhe për ne është e rëndësishme gatishmëria e institucioneve evropiane për të kontribuar Maqedonisë së Veriut për ta  zhvilluar potencialin e saj në përgjithësi.

Delegacionin e skrining takimeve për kapitujt e përbëjnë përfaqësues të disa institucioneve shtetërore, Sekretarja shtetërore në Ministrënë për Ekonomi, Razmena Çekiq-Duroviq, Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, përfaqësues nga Operatori i sistemit elektrotransmetues i Republikës së  Maqedonisë së Veriut (Sh.A. MEPSO), Operatori nacional i tregut të energjisë elektrike (MEMO), Shoqëria Aksionare për ushtrimin e veprimtarisë energjetike përçimit të gazit natyror NOMAGAS Shkup, Termocentralet e Maqedonisë së Veriut, Drejtoria e sigurisë nga rrezatimi dhe përfaqësues nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

Skriningu bilateral për Kapitullin 15 dhe Kapitullin 21 do të vazhdojnë edhe nesër, ku si pjesë e Agjendës së gjelbër janë harmonizimi i legjislaturës së BE-së në këtë fushë dhe planet e ardhshme për vendosjen e stendave evropiane dhe përforcimi i kapaciteteve.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka përmbyllur skriningun bilateral dhe shpjegues për 4 Klasterë, apo gjithsej 26 Kapituj dhe 3 fusha. Mbetet që deri në nëntor të këtij viti, ta kompletojmë edhe skriningun bilateral për dy Kapitujt e fundit, respektivisht të përfundojnë skrining takimet për 7 kapitujt e mbetur për 2 klasterët e fundit: Resurse, bujqësi dhe kohezion dhe Marrëdhëniet e jashtme.

Skriningu është proces që Maqedonia e kalon me synim për t’ua anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Më 18 gusht 2023 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut debati për fillimin e ndryshimeve kushtetuese mbaroi brenda pak orëshVotimi nuk dihet ende kur do të bëhet.

Në mënyrë që të bëhen ndryshimet kushtetuese duhet dy e treta e votave, konkretisht 80 vota nga gjithsej 120 deputetë në Kuvend.

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE është deklaruar se nuk do t’i mbështesë këto ndryshime, ndërsa edhe nga opozita shqiptare kanë kushtëzuar që nuk do t’i votojnë ndryshimet nëse nuk ndryshohet definimi i 20% për gjuhën shqipe në Kushtetutë.

Ndryshimet kushtetuese nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese. Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.