Në administratën e Maqedonisë së Veriut do të dihet sa të punësuar janë në bazë të etnisë dhe gjinisë përmes “Trakerit”

Ministria për Administratë dhe Shoqëri Informatikë së bashku me Institutin për Politika Publike “Arbën Xhaferi” paralajmërojnë zbatimin e projektit evropian “Trakeri i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat”, projekt që do të tregon përfaqësimin etnik dhe gjinor në administratën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“22 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, Trakeri i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat do të sistematizojë në një faqe të vetme në internet, gjendjen e përfaqësimit etnik dhe gjinor në të gjitha institucionet qendrore, si në terma absolut ashtu edhe sa u përket pozitave udhëheqëse”, paralajmërojnë nga ky Institut.

Ata theksojnë që ky projekt do të vlerëson prej 1 deri në 10 çdo institucion varësisht nga përfaqësimi që kanë realizuar.

“Projektit “Trakeri i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat” financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit Asistencë teknike për përmirësimin e mjedisit të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, bëjnë të ditur nga IPP “Arbën Xhaferi”.