Ndryshim tjetër i madh në çmimet e derivateve, goditje e re e fortë në xhepat e qytetarëve të RMV-së

Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) ka vendosur të rrisë përsëri çmimet e derivateve nga mesnata, transmeton Portalb.mk.

Sipas vendimit të KRRE-së, çmimet me pakicë të benzinës dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri rriten me 7 denarë për litër, ndërsa dizeli rritet me 6.5 denarë.

Benzina Eurosuper BS-95 do të shitet për 86.5 denarë për litër duke filluar nga sonte, një litër Eurosuper BS-98 do të kushtojë 88.5 denarë, një litër dizel do të shitet për 92 denarë, dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 89.5 denarë. Çmimi i mazutit po rritet gjithashtu nga sonte, i cili tani do të kushtojë 47.453 denarë për kilogram.