Ndryshim i regjimit të trafikut për katër ditët e ardhshme në Shkup afër Kanionit të Matkës

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup njofton se për shkak të mbajtjes së Lojërave Evropiane Rinore Shkup 2025 në kajak në lumin Treska-Kanionin Matka, do të vendoset regjim i veçantë trafiku në atë pjesë të qytetit të Shkupit sot, nesër dhe të mërkurën nga ora 8:00 deri në orën 14:00, dhe të enjten nga ora 8:00 deri në orën 16:30, transmeton Portalb.mk.

“U bëjmë apel qytetarëve që të respektojnë urdhrat e zyrtarëve të policisë, me qëllim sigurimin e trafikut të sigurt”, njoftoi Sektori i Punëve të Brendshme Shkup.

Kujtojmë se me paradën e 50 delegacioneve mbrëmë në Qendrën Sportive Jane Sandanski filloi Festivali Olimpik Rinor Evropian (EYOF) Shkupi 2025. Ceremonia shënoi fillimin e ngjarjes sportive shtatëditore që do të përfshijë gara në 15 disiplina sportive: atletikë, not, basketboll, basketboll 3×3, hendboll, volejboll, xhudo, gjimnastikë artistike, çiklizëm rrugor, çiklizëm malor, slalom me kajak, badminton, harkëtari, pingpong dhe taekwondo.