Ndërroi jetë Vlladimir Panço nga grupi “DNK”, duke u bërë viktima e 63-të e zjarrit në Koçan

Pas një beteje të gjatë me plagët nga tragjedia e zjarrit në Koçan, vdiq Vladimir Blazhev-Panço nga grupi DNK në spitalin ku po trajtohej, transmeton Portalb.mk.

Informacioni u konfirmua edhe  nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila shtoi se do të lëshohet  urdhër për autopsi.

“Prokuroria Publike do të lëshojë urdhër për autopsi për personin për të cilin procedura ishtepezulluar përkohësisht pikërisht për shkak të gjendjes së tij shëndetësore”, thonë nga Prokuroria.

Ai kishte qenë në koma për njëfarë kohe, dhe një ekip më i gjerë psikologësh dhe psikiatërësh punuan për gjendjen e tij mendore. Ai kishte djegie të rënda në fytyrë dhe duar.

Panço, i njohur edhe si DJ Shorty, ishte pjesë e dyshes muzikore DNA, e cila natën fatale të 16 marsit, performoi në diskoteken Pulse në Koçani. Andrej, kolegu i tij, vdiq atë natë gjatë zjarrit në diskoteken e Koçanit, në moshën 43 vjeç.

Panço lindi më 29 korrik 1979 në Shkup.

Ai la pas dy djem, Andreja dhe Marjan.

Ndryshe, dje ndërroi jetë Vllado Petrov, një zyrtar policie në pension dhe i dyshuar se ka nënshkruar dokument për një vend parkimi përpara klubit Pulse në Koçan ndërsa ishte kryeinspektor i çështjeve të trafikut, ka vdekur në paraburgim.

Zjarri në Koçan shpërtheu natën e 15-16 marsit, duke rezultuar me 63 viktima dhe duke plagosur pothuajse 200 të tjerë. Prokuroria ka ngritur akuza kundër 34 personave të cilët, nëpërmjet veprimeve ose mosveprimeve të tyre brenda sistemit, shkaktuan katastrofën. Aktakuza përfshin gjithashtu tre kompanitë e pronarit të diskotekës, i cili është i pandehuri kryesor.