Ndërroi jetë skenografi dhe arkitekti Krste Xhidrov, i njohur për angazhmanin e tij edhe në teatrot shqiptare

Krste S. Xhidrov, një nga skenografët dhe arkitektët më të rëndësishëm maqedonas, i njohur me pseudonimin Xhibi, ka ndërruar jetë dje, njoftoi familja e tij. Ai ishte 73 vjeç, transmeton Portalb.mk.

Xhidrov ka punuar thuajse në çdo teatër, përfshirë këtu edhe teatrot shqiptare.

Që nga viti 1980, ai ka krijuar skenografi për mbi 150 shfaqje në teatro në Maqedoni, Kroaci, Kosovë, Serbi, Suedi, Bullgari, Bosnjë dhe Hercegovinë, skenografi për 10 filma, ka pasur një numër të madh ekspozitash dhe ka fituar disa çmime. Bashkëpunoi me 41 regjisorë, ndër të cilët Vladimir Milçin, Dimitar Stankoski, Kole Angelovski, Dritëro Kasapi, Zoja Buzalkovska, Besfort Idrizi, Refet Abazi,etj.

Në moshën 10-vjeçare ka qenë anëtar i radiodramës për fëmijë. Gjatë studimeve në Fakultetin e Arkitekturës, Xhidrov u angazhua si aktor amator. Rrugëtimi i tij në skenografi filloi së bashku me Simon Uzunovskin, me të cilin ishin kolegë fakulteti, kur Milçini e ftoi për herë të parë në një teatër profesionist në vitin 1982 dhe interpretuan shfaqjen “Bovça” në Teatrin kombëtar.

Së bashku me Uzunovskin ata punuan në rreth 15 skenografi. Xhidrov ka punuar edhe në shfaqjen e fundit me regji të Ilija Milçin dhe bashkëpunimi i tij me Petre Prliçkon mbeti i parealizuar.

Nga viti 1980 deri në vitin 2004, Xhidrov ka punuar në disa pozita në Sh.A “Alumina”, ku ka qenë kryeprojektues deri në falimentimin e shoqatës në 2004.