Ndërroi jetë gazetari Kreshnik Ajdini

Ndërroi jetë gazetari me përvojë shumë vjeçare dhe aktivist i sektorit civil, Kreshnik Ajdini. Ai ishte themelues i Radio Life në vitin 2002 dhe njëri ndër themeluesit e Civilit – Qendrës për Liri dhe Civil Media, transmeton Portalb.mk.

Ajdini, në karrierën e tij të pasur, punonte po ashtu në përkthime të një numri të madh të veprave të rëndësishme nga gjuha shqipe në atë maqedonase dhe anasjelltas, me çka dha një kontribut të madh në njohjen e dy kulturave.

Ai ndërroi jetë më 16 qershor, në moshën 55 vjeçare.