RMV, mësimdhënësit përballen sërish me probleme me ditarin elektronik, kompetentët do të testojnë softuerë të ri këtë verë

“Error, 503 Service Unavailable”, vendosen më shumë nota ndërsa regjistrohet vetëm një, çkyçje nga sistemi dhe kyçje e sërishme, vëshirësi në përgatitjen e raporteve për sukses dhe performancës së sjelljes. Këto janë vetëm një pjesë e problemeve me të cilat përballen mësimdhënësit këto ditë gjatë vendosjes së të dhënave në ditarët elektronik. Tash më disa vite nuk ka ditarë të shkruar, ndërsa ato elektronik janë vendi i vetëm ku shkruhen të gjitha përmbajtjet – nota, mungesa, përgatitje ditore, raporte nga ekskursionet e realizuar etj, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Në grupin në Facebook “Mbështetje për mësim online”, Meta.mk pyeti mësimdhënësit dhe prindërit, nëse dhe me çfarë probleme përballen gjatë shfrytëzimit të këtij sistemi.

“Ka probleme edhe në mes të natës edhe gjatë ditës. Më shumë mësimdhënës arrijnë të vendosin notat (me shumë mund, pritje, çkyçje nga sistemi, kyçje e sërishme), por kujdestarët mezi e kryejnë obligimin me përgatitjen e raporteve për sukses dhe performancë të sjelljes, sepse duhet të shfletojë faqe. Ndërsa faqet nuk shfletohen”, thotë njëri nga komentet.

“Ditari elektronik në pjesën më të madhe të ditës nuk funksionon. Memorizon në mënyrë jo korrekte të dhënat e vendosura, i fshinë”, thotë një koment tjetër.

Sistemi është më pak i ngarkuar në mbrëmje

Disa mësimdhënës thonë se, në orarin e punës ka probleme me hyrjen në sistem dhe me vendosjen e të dhënave, por për këtë më lehtë është të punohet pas mesnate, kur sistemi nuk është i ngarkuar me shumë shfrytëzues.

Një mësimdhënëse nga Negotina, në një bisedë telefonike për Meta.mk tha se, pasi ka vendosur të dhënat në periudhë prej tre javëvem përnjëher i janë fshirë, përkatësisht nuk janë ruajtur.

“Nuk mund të mbajmë këshill të mësimdhënësve nëse nuk i kemi të vendosura notat vjetore në ditarin elektronik. Që të jap raport për klasën time, duhet të nxjerrë suksesin mesatar të klasës. Ndërsa si ta bëjë atë, kur kam probleme teknike. I vendosë të dhënat në orën dy pas mesnate, pasi atëherë ka më shumë shans të punohet”, tha mësimdhënësja.

Në lidhje me problemet me ditarin elektronik, reagime ka pasur edhe në Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Kryetari, Jakim Nedelkovski tha se, pasi kanë reaguar mësimdhënësit ka biseduar me ministrin.

“Me siguri do të vazhdohet afati për vendosjen e notave në ditarin elektronik”, tha ai.

Kanë reaguar edhe nga Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Shkencës.

“Është koha që të përmirësohen serverët e ditarit elektronik që të njëjtë të mund të jenë kompatibil për shfrytëzim për mbi 30 mijë mësimdhënës me qëllim, kryerjen në kohë dhe në mënyrë profesionale të detyrave të punës”, thuhet në reagimin e tyre.

Edhe prindërit përdorues hasin në vështirësi gjatë tentimit që të hyjnë dhe të shohin suksesin e fëmijëve të tyre. Më së shpeshti ndodhë që të paraqitet teks “Gabim i serverit”.

MASH: Këtë verë do të testojmë softuerët e ri

Në lidhje me këtë problem, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thanë se, këtë verë do t’i testojnë softuerët e ri, që të mund t’i lëshojnë në përdorim nga viti i ardhshëm shkollor.

“Me mbështetje nga BE, përmes fondeve IPA, që nga viti i kaluar filluam një proces të përpunimit të një sistemi të ri EMIS dhe ditar të ri elektronik. Ai proces është një fazë përparimtare, përkatësisht gjatë verës do të bëhet testim i zgjidhjeve të reja softuerike nga ana e MASH-it, Byros për Zhvillim të Arsimit, Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, Qendrës Shtetërore të Provimeve, mësimdhënës nga shkolla. Në plan është që në vjeshtë të lëshihen në përdorim sistemet, me çka presim të tejkalohen problemet që janë detektuar në infrastrukturën e vjetër të harduerit dhe softuerit në vitet e kaluara”, thanë nga MASH.