Musa Ibraimi, deputeti më i ri nga BDI që do ta zëvendësojë Xhaferin

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në konferencë për shtyp njoftoi se me zgjedhjen e Talat Xhaferit kryeministër, atij i ndërpritet mandati i deputetit në Kuvend dhe me këtë do të duhet të zëvendësohet nga kandidati i radhës në listën zgjedhore të BDI-së në Njësinë Zgjedhore numër 5, njofton Portalb.mk.

“KSHZ me shkresë e njoftoi kandidatin e ardhshëm të listës, Jeton Shaqiri, gjithashtu nga BDI. Shaqiri e ka njoftuar KSHZ-në se nuk e pranon mandatin e deputetit”, thanë nga KSZH.

Pas Shaqirit në listë ka qenë Musa Ibraimi, i cili e ka pranuar mandatin.

Ndryshe, me 65 vota “për” dhe 3 “kundër” sot Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e votoi përbërjen qeverisë teknike, e cila do të duhet t’i organizojë zgjedhjet e rregullta parlamentare dhe presidenciale në 100 ditët e ardhshme. Në krye të Qeverisë, për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut u zgjodh një shqiptar, Talat Xhaferi, i cili erdhi në këtë pozitë nga pozita e kryetarit të Kuvendit

LEXO: Kush si votoi për Talat Xhaferin kryeministër, 6 deputetë shqiptarë bojkotuan votimin