Mundësi për nxënësit e vitit të parë dhe të dytë në Maqedoninë e Veriut që të shkojnë në SHBA për mësim
Nxënësit e shkollave të mesme që ndjekin mësimin në vitin e parë dhe të dytë në Maqedoninë e Veriut, deri më 24 tetor do të mund të aplikojnë për programin YES, program që mundëson të rinjtë të ndjekin mësimin në SHBA, transmeto Portalb.mk.
“Ata do të jetojnë në familje amerikane dhe do të ndjekin mësimet në shkollë të mesme amerikane. Pjesëmarrja në program është falas për nxënësit, për shkak se finalistët marrin bursë nga Departamenti i Shtetit. Nxënësit me aftësi ndryshe gjithashtu kualifikohen për pjesëmarrje në programin YES”, sqaroi Ministria për Arsim dhe Shkencë, si një mbështetëse në aplikimin e këtij programi.
Përmes këtij programi planifikohet që nxënësit të njoftojnë nxënësit amerikanë me vendet dhe kulturat e huaja.
“Procesi i përzgjedhjes përbëhet nga tre faza dhe zhvillohet në periudhën nga shtatori deri në dhjetor 2024. Rezultatet përfundimtare do të publikohen më së voni në prill 2025, ndërsa finalistët e përzgjedhur do të shkojnë në SHBA në vitin shkollor 2025-2026”, sqaroi Ministria, duke treguar që aplikimi bëhet online KËTU.
Ndryshe, programi YES është themeluar në vitin 2002, si pasojë e ngjarjeve të 11 shtatorit, atëherë kur SHBA-ja përjetoi sulme terroriste. Ky program në Maqedoninë e Veriut ka ardhur prej vitit 2009.