Putin: Nëse Ukraina përdor armët me rreze të gjatë, NATO është në luftë me Rusinë
Presidenti rus, Vladimir Putin tha të enjten se nëse Perëndimi do të lejonte që Kievi të përdorte armë me rreze më të gjatë për të goditur objektivat ruse, do të thotë se NATO do të ishte “në luftë” me Rusinë, raporton KlanKosova.
Putin foli, ndërsa diplomatët e lartë të ShBA-së dhe Britanisë diskutuan lehtësimin e rregullave për gjuajtjen e armëve perëndimore në Rusi, për të cilën Kievi ka bërë presion, më shumë se dy vjet e gjysmë pas ofensivës së Moskës, raportojnë mediat e huaja.
“Kjo do të ndryshonte në një mënyrë domethënëse vetë natyrën e konfliktit,” i tha Putin një gazetari të televizionit shtetëror.
“Kjo do të thotë se vendet e NATO-s, ShBA-të, vendet evropiane, janë në luftë me Rusinë”, shtoi ai.