Pastrim parash, fajde dhe evazion fiskal në Maqedoninë e Veriut, këto janë dyshimet ndaj dy qytetarëve dhe një kompanie
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy qytetarëve dhe një kompanie nën dyshimet se kanë kryer veprat penale, si shmangie nga tatimi, pastrim parash dhe fajde. Policia ka shtëpinë e të dyshuarit ka sekuestruar mbi gjysmë milionë euro, transmeton Portalb.mk.
Në mënyrë të kundërligjshme, duke mos llogaritur tatimin, ata kanë përfituar 1.3 milionë denarë, ndërsa duke shmangur tatimin mbi të ardhurat personale, ata kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me 1.9 milionë denarë.
Në një filial të një banke tregtare në Strumicë, ata kanë futur në qarkullim 500 mijë euro, duke mos dëshmuar origjinën.