MPB me thirrje për qytetarët e RMV-së: Kujdes nga sulmet “fishing”, dërgohen fatura të rreme për pagesë
MPB njofton se është vërejtur dërgimi i faturave të rreme për pagesë të mjeteve në adresat elektronike të punonjësve të personave juridikë të cilët janë të autorizuar për të njëjtën gjë, në emër të menaxherëve të subjekteve juridike por nga adresa elektronike false dhe u bën thirrje qytetarëve që të mos hapin linqe ose bashkëngjitje nga e-mail-et e dyshimta, transmeton Portalb.mk.
Nga ky institucion rekomandojnë që në raste të tilla, qytetarët të kontrollojnë adresën e dërguesit – institucionet dhe kompanitë zyrtare përdorin domene zyrtare, të mos vendosin të dhëna personale (emrat e përdoruesve, fjalëkalimet, numrat e kartave të pagesës) në faqet e dyshimta të internetit, të përdorin vërtetimin me dy faktorë (2FA) për mbrojtjen shtesë të llogarisë suaj dhe të raportojnë tek institucioni kompetent i bankës.
“Ministria e Brendshme njofton qytetarët se Sektori i Krimit Kibernetik po merr në mënyrë aktive masat për hetimin dhe trajtimin e sulmeve phishing, të cilat synojnë mashtrimin e qytetarëve dhe marrjen e të dhënave të tyre personale apo financiare”, thonë nga MPB.
Phishing – sulmet më së shpeshti kryhen përmes emaileve të rreme, faqeve të internetit ose mesazheve në rrjetet sociale, të cilat duket se vijnë nga burime të besueshme, si banka, institucione qeveritare ose kompani të njohura.
Kujtojmë se gjatë vitit të kaluar ka pasur rritje të numrit të mashtrimeve, të cilat përfshinin edhe sulme fishing dhe raste të përfaqësimit të rremë në emër të Postës së Maqedonisë së Veriut, si dhe institucioneve të tjera shtetërore dhe subjekteve juridike.
- LEXO: MPB: Mos bini pre e ftesave të rreme elektronike në emër të drejtorit të BSP-së, është mashtrim ndërkombëtar
- LEXO: Qytetarët e RMV-së ende shënjestër e “këshilltarëve të rrejshëm financiarë” në rrjetet sociale, MPB bën thirrje për kujdes