Çmime të reja të derivateve të naftës në RMV, ndryshimet do të hyjnë në fuqi në mesnatë
Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,65 % në raport me vendimin e datës 09.04.2025, transmeton Portalb.mk.
Nga data 11.04.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 74,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 76,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) 66,50 (denarë/litër)
Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 66,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 37,708 (denarë/kilogram)
Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU, ulet për 1,257 den/kg dhe tani do të jetë 37,708 den/kg.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe të EUROSUPER BS – 98, si dhe të EURODIZEL BS (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshojnë.