MPB është në kërkim të të dyshuarit të dytë për vrasjen në Haraçinë
Njësia për Krime të Dhunshme SPB Shkup, pas aktiviteteve dhe masave të ndërmarra në lidhje me veprën penale “vrasje” të kryer më 01.11.2024 në Haraçinë të Shkupit, ku me armë zjarri u vra S.A. (56) nga fshati Haraçinë ndërsa H.A. (20) nga fshati Haraçinë ka pësuar lëndime me armë zjarri, me çka është konstatuar identiteti i autorëve, përkatësisht Sh.Sh (23) nga fshati Haraçinë dhe E.Sh. (31) nga fshati Haraçinë, transmeton Portalb.mk.
MPB-ja sot ka njoftuar se është gjetur dhe konfiskuar edhe vetura me të cilën është kryer krimi, “Audi A5” me tabela të regjistrimit të Shkupit, në pronësi të E.Sh.
“Me datë 02.11.2024 nga ENK-OKSD në koordinim me Prokurorinë Publike të Shkupit është paraqitur kallëzim penal kundër Sh.Sh. për veprën penale “vrasje” të dënueshme nga neni 123 i Kodit Penal dhe veprën penale “vrasje” e parashikuar dhe e dënuar nga neni 123 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal dhe kallëzimin penal kundër E. Sh. për veprën “vrasje” të parashikuar dhe të dënueshme nga neni 123 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal dhe krimin “vrasje” të parashikuar dhe të dënueshme nga neni 123 në lidhje me nenin 19 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal. Me çka, E.Sh. është privuar nga liria, dhe Sh.Sh. ndodhet në arrati dhe po merren masa për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Sipas njoftimit të MPB-së, gjyqtari i procedurës paraprake, dy të raportuarve i ka caktuar masën e masës së ndalimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.