RMV, dy vëllezër të dyshuar për vrasje dhe tentim për vrasje në Haraçinë, viktima u ka pasur borxh 7.000 euro babait tyre të ndjerë

Dy vëllezër nga Haraçina janë të dyshuar për të shtënat e djeshme ku një person e humbi jetën, ndërsa një tjetër është lënduar më rëndë. Sipas informatave që pasdite i kumtoi Prokuroria Themelore Publike – Shkup (PTHP), vëllezërit – njëri i moshës 23-vjeçare, tjetri 30-vjeçar – me paramendim e ka privuar nga jeta personin i cili u ka pasur borxh 7.000 euro babait të tyre të ndjerë, ndërsa ka tentuar ta privojnë nga jeta edhe birin e tij, njofton Portalb.mk

“Dy vëllezërit kanë pranuar të takojnë babanë dhe djalin, me ç’rast vëllai i madh ka shkuar në drejtim të tyre për t’u përballur fizikisht me ta, ndërsa vëllai i vogël ka nxjerrë një armë zjarri – pistoletë dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të viktimave, duke u shkaktuar plagë të shumta me armë zjarri. Babai i sulmuar ka ndërruar jetë, ndërsa djali i tij ka pësuar lëndime të rënda fizike”, thonë nga Prokuroria.

Pas të shtënave, dy vëllezërit me automobil menjëherë e kanë braktisur vendin.

Vëllau më i moshuar (30) më vonë është gjetur dhe privuar nga liria, ndërsa i riut (23) edhe më tej po kërkohet.

PTHP Shkup deri te Gjykata Kushtetuese dorëzoi propozim për caktim të masës paraburgim për dy të dyshuarit. Për personin në arrati, paraburgimi do të zbatohet nga gjetja dhe arrestimi i tij. Të dyshuar janë se si bashkëautorë kanë kryer nga një vepër penale – vrasje sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 1 dhe nga një vepër penale – vrasje sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 1 në lidhje me nenin 19 (në tentim) nga Kodi Penal.