Mourinho arriti marrëveshje me skuadrën e re

Trajneri Jose Mourinho nuk do të qëndrojë gjatë pa punë, pasi tashmë ka gjetur angazhim në Arabinë Saudite. Mediumet portugeze kanë njoftuar të premten se Mourinho do ta marrë drejtimin e ekipit Al-Shabab. Mourinho tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin saudit dhe do të prezantohet së shpejti, raporton Koha.net.

Ai në këtë post do ta zëvendësojë kroatin Igor Bishqan, ndërsa Al-Shababi ka tubuar 21 pikë pas 19 ndeshjeve këtë edicion në kampionat.

Mourinho të mërkurën u shkarkua nga Roma, ekip të cilin e udhëhoqi prej vitit 2021, për shkak të rezultateve të dobëta. Ai me ekipin saudit ka arritur marrëveshje deri në fund të këtij edicioni me opsionin e vazhdimit.