Miteva: Pushteti lejoi që pas hyrjes së Destanit, të kthehet koncesioni për minierën në Illovicë pa studim për mjedisin jetësor

Kanë vazhduar reagimet e bujshme në opinion rreth bashkimit misterioz të koncesioneve për Illovicën – VMRO – DPMNE sot akuzoi se, jo vetëm që kthehet koncesioni pas ndryshimit të pronësisë, por edhe se ajo është bërë pa studimet e nevojshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor, transmeton Portalb.mk.

Zëdhënësja, Marija Miteva nga panel diskutimi partiak për mjedis jetësor, porositi se, funksionarët qeveritarë paraqiten si luftëtarë kundër minierës dhe paraqiten në protestën qytetarë, ndërsa njëkohësisht miratojnë vendime për bashkimin e koncesioneve për Illovicën.

“Kjo flet për interesat e tmerrshme të biznesit të kësaj qeverie dhe nga të gjitha mjegullnajat, nuk kemi dëgjuar përgjigje se si janë mashtruar. Pse kanë lejuar që Destani të ketë leje të hyjë në pjesën e pronësisë edhe pse qeveria ka mundur ta parandalojë dhe edhe një pyetje, a i ka dorëzuar Destani ministrisë kompetente studim për mbrojtjen e mjedisit jetësor? Informatat tona flasin se jo”, akuzoi Miteva.

Ajo përsëriti qëndrimin se, Destani është person i cili njihet si i afërt me BDI-në, i cili hyn me një pjesë si koncesionar dhe në mënyrë magjike, siç tha, pas vetëm 15 ditëve Gjykata Administrative miraton vendim për anulimin e vendimin për shfuqizimin e koncesionit.

“Vetëm nga këto dy gjëra shihet se si është dakorduar para kohe që të nxirren para nga buxheti. E shohim se Qeveria është e gatshme të godasë shëndetin dhe jetën e qytetarëve nga rajoni i Strumicës dhe të mos shqetësohen nëse kjo kompani ka njohuri të kësaj fushe. Kompania e Destanit është e njëjta e cila obligohet të ndërtojë vetura elektrike, ndërsa nuk ka asgjë nga ajo fabrikë. Dhe ky person merr leje nga Qeveria për të cilën, momentalisht tregon se është mashtruar nga ministri i qeverisë së njëjtë”, theksoi Miteva.

Qeveria ende nuk ka shpalosur detaje për këtë temë, me arysetimin se në seancën e ardhshme qeveritare do të shqyrtohen të gjitha vendimet, marrëveshjet, procedurat gjyqësore dhe administrative.