Ministria ka publikuar afatet kur do të mund studentët e RMV-së të aplikojnë për shujta studentore

Studentët e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë edhe në vitin e ri akademik për shujta studentore. Afati për aplikim do të jetë prej 15 gushtit, transmeton Portalb.mk.

Afati i aplikimit për studentët aktual dhe studentët të cilët do të fitojnë statusin e studentëve në vitin akademik 2025/2026 është prej më 15.08.2025 deri më 05.09.2025”, njoftoi Ministria për Arsim dhe Shkencë, duke theksuar se vlera është 140 denarë çdo ditë prej të hënës deri të shtunë.

Studentët duhet të jenë shtetas të RMV-së, të rregullt në ciklin e parë dhe të dytë në universitetet shtetërore ose private dhe të mos kenë të ardhura më të mëdha se paga neto minimale.

“Kandidatët duhet të paraqiten në formën elektronike në linkun në vazhdim: https://e-uslugi.mon.gov.mk/. Gjatë aplikimit, kandidatët duhet të plotësojnë formularët Fletëparaqitje për marrjen e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë dhe Deklaratë për saktësinë e të dhënave të shënuara në fletëparaqitje për marrjen e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë dhe të nënshkruara t`i bashkëngjisin në fletëparaqitjen elektronike në https://e-uslugi.mon.gov.mk/ përmes së cilës aplikojnë për realizimin e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë”, sqaroi Ministria.

Studentët që nuk do të kenë mundësi të shfrytëzojnë këtë mundësi, çdo muaj do të kenë mundësi pesë ditët e para të muajit të aplikojnë. Të interesuari do të mund të marrin informata edhe në [email protected] ose të ndjekin video.