Mësimdhënësit e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë për trajnim në inteligjencën artificiale
Ministria për Arsim dhe Shkencë deri më 12 shtator do të pranojë aplikime nga mësimdhënësit e shkollave të mesme në Maqedoninë e Veriut në lidhje me trajnimin për zbatimin e inteligjencës artificiale në arsim, transmeton Portalb.mk.
“Thirrje publike për pjesëmarrje në trajnim, ndërsa aplikimi zgjat deri më 12 shtator, ndërsa deri në fund të muajit do të bëhet përzgjedhja dhe testimi i kandidatëve. Trajnimi fillon më 1 tetor”, raportoi Ministria për Arsim dhe Shkencë.
Ministria këtë projekt e realizon në bashkëpunim me grupacionin Brainster. Mësimdhënësit e trajnimit do të kenë qasje falas në 8 kurse të ndryshme çdo muaj, duke marrë 8 certifikata digjitale
“Ata mund të aplikojnë për trajnimin „AI në klasë“, i cili do t’i ndihmojë të përfshijnë inteligjencën artificiale në të gjitha fazat e procesit mësimor – nga përgatitja e orës mësimore deri te vlerësimi”, sqarojnë nga Ministria.