Mëngjesin e sotëm Shkupi u godit nga një tërmet
Rrjeti telemetrik sizmologjik i stacioneve sizmologjike të instaluara në mbarë vendin ka regjistruar tërmet mëngjesin e sotëm, epiqendra e të cilit i përket zonës epiqendrore të Shkupit, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Shkencor në Shkup, transmeton Portalb.mk.
Tërmeti ka ndodhur rreth orës 5:49 të mëngjesit, me magnitudë lokale 2.2 shkallë.
Sipas të dhënave që disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata e qytetit të Shkupit dhe rrethinë, me intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.