Më shumë se 100 fëmijë të vrarë nga sulmet izraelite në Liban

Më shumë se 100 fëmijë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Liban, sipas ministrisë së shëndetësisë së vendit, transmeton Euronews.

Numri i përgjithshëm i njerëzve të vrarë që nga sulmet e para në vend më 2 mars tani është 773, ndërsa 1,933 persona të tjerë janë plagosur.

Ministria tha se 103 fëmijë ishin vrarë deri tani në sulmet ajrore, nga 98 që ishin dje. Gjithashtu, 326 fëmijë të tjerë janë plagosur.

Libani e ka akuzuar Izraelin për sulme ndaj infrastrukturës civile në disa raste, përfshirë dje një kampus universitar në Bejrut, ku u vranë dy persona.