Më shumë se 1 mijë aplikacione janë të disponueshme për Vision Pro thotë Apple

Apple thotë se ekzistojnë më shumë se 1 mijë aplikacione të disponueshme për Vision Pro. Sipas shefit të marketingut të Apple gjithashtu janë më shumë se 1.5 milionë aplikacione iPad të cilat funksionojnë me Vision Pro, raporton PCW.

Kur Vision Pro debutoi, Apple tha se më shumë se 600 aplikacione janë të disponueshme për pajisjen dhe numri i aplikacioneve është rritur me mbi 400 pak javë pas debutimit të Vision Pro.

Pajisja është e aftë të funksionojë me pjesën më të madhe të aplikacioneve që janë në iPad, megjithatë shifra prej 1 mijë është vetëm për ato që janë dizajnuar dhe optimizuar posaçërisht për pajisjen.